Në shtresëzimin historik të Tiranës, blloqet e para viteve 90’ mund të identifikohen si tiparet më të qarta të identitetit të një pjese te mirë të qytetit; si përpjekja më e njëtrajtshme për të krijuar blloqet urbane të Tiranës, me tiparet e tyre identifikuese si të blloqeve të ndërtuara ashtu edhe të hapësirës te pandërtuar, të konturuar prej tyre, të hapësirës publike dhe të apartamenteve individuale. Sipas zhargonit të Tiranës, këto blloqe ndjekin përkufizimin e lagjeve të ndryshme, secila me identitetin e vet të veçantë, ndonëse në një vështrim të shpejtë ato duken se janë të përbëra nga e njëjta teksturë urbane, shpeshherë përsëritëse. Sot vetë ndërtimet kanë nevojë për riparime dhe shpesh e ardhmja e tyre duket në pikëpyetje, sidomos përkarshi kërkesës të lartë për territore, në zonën qendrore të Tiranës, për ndërtimin të tjera objekteve shumëkatëshe apo kulla. Si tipare karakterizuese të territorit urban të Tiranës, si shembuj tipik të çka është “urbanistikë” në kontekstin urban të Tiranës, dhe si territore me një potencial të lartë për të ardhmen, keto blloqe na ftojnë të kërkojmë fabulat, historitë dhe detajet që i kanë karakterizuar këto blloqe. Ky projekt pilot i mbështetur nga GIZ ka krijuar një grafik historik të blloqeve, nëpërmjet vizatimve dhe fotove, e tillë që audienca më e gjerë e profesionistëve të cilët ishin pjesë e procesit te projektimit dhe realizimit të tyre, ose dhe që thjesht e njohin nga afër procesin e realizimit të tyre, mund t’i ndajë këto histori duke i vendosur online. Si hap i parë ato mund t’i dërgohen arkivës përmes adresës të emailit info.aqtn@aqtn.gov.al. Në vazhdim ky projekt mund të ketë website-in e tij i cili mund të jetë mjaft më tepër interaktiv dhe i hapur për publikun më të gjerë BLLOQET E BANIMIT PARA VITEVE 90 Blloku në veri të Muzeut u projektua në vitet 80, në një kohë kur në te gjithë Shqiperinë për ndërimin e objekteve të banimit përdoreshin projete tip të cilat në emertim i referohehin vitit kur ishin projektuar,keshtu në fillim përdorej Tipi 72 dhe me pas Tipi 77. Ky objekt u hartua nga Zyra e urbanistikes dhe projektimit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës (autore Irini Leka). Zgjidhja urbane e tij u konceptua si një kompleks me tre godina, me zgjidhje planimetrike, volumetrike dhe fasada, të vecanta, ndryshe nga godinat tip, që ndëroheshin në të gjithë Tiranën në atë kohe duke pranuar edhe një kosto më të lartë ndërtimi, për shkak se duke qenë pranë qendrës ai krijonte një impakt direkt në të. U propozuan dy variante, njeri me hark, paralel me harkun e segmentit të unazës mbrapa Muzeut dhe tjetri paralel me fasadën veriore dhe perëndimore të Muzeut duke krijuar keshtu edhe një hapsirë të gjelbër midis objektit dhe Muzeut, ky variant u realizua. Çdo pune, çdo sdudim urbanistik, çdo seksion, çdo tiologji banese apo njesi banimi ne menyre rigoroze ka kaluar neper keshillat teknike te shoqeruara me relacionet dhe reçencat perkatese . Sipas vlerave perkatese te investimeve dhe llojit te objekteve keshillat teknike dhe miratimet ishin ne rang te zyrave te projektimit dhe komiteteve ekzekutive perkatese, ne rang institutesh, ne rang te ministrise se ndertimi. Pune te konsideruara te vecanta miratoheshin miratoheshin ne Qeveri dhe deri ne Byrone Politike. Te gjitha keto procedura kane qene te shoqeruara me projektet dhe dokumentacionet perkatese dhe te depozituara neper arkivat perkatese te shtetit shqiptar ! p.sh. tek 9 kateshet ka qene bashkepunim ndermjet Z.U.P.-it te Tiranes dhe Institutit, nen drejtimin e Z.U.P.-it. Kane punuar tre apo kater grupe pune, kane paraqitur shume variante te ideve te tyre. Punet paraqiteshin neper konsulta teknike ku diskutoheshin me mjaft kujdes. 4, 5 , 6 variantet me te zhvilluara e te konsultuara u paraqiten ne keshillin teknik te Institutit ku u seleksionuan 3 prej tyre per tu paraqitur ne keshillin teknik te Ministrise se Ndertimit. Me verejtjet dhe keshillimet e ketij keshilli teknik punet u avancuan per tu paraqitur ne Keshillin e Ministrave dhe me tej ne Byrone Politike . Perfundimisht ne B.Politike u vendos per variantin fitues qe do te realizohej.
You need to Log In to comment this post!

(0) Comments