Shgipëria eshtë një vend shumë i pasur me ujë i cili për vet rëndësinë jetike që ka, kërkon një shfrytëzim, monitorim dhe kujdes te veçantë për administrimin dhe përdorimin me sukses dhe pa pasoja të këtyre burimeve ujore sipërfaqësore. Vendi ynë është i ndarë në 7 basene lumore ku rjedhin ujrat e 39 lumenjve kryesorë. Ata shkarkojnë mesatarisht afro 1250 m ¾ s (40 miliard m° ujë në vit) ne Detin Adriatik dhe detin Jon. Shqipëria me sipërfaqen e përgjithshme prej 28 748 km? s h t ë një vend malor ku 70% pärbëhet nga malet dhe kodrat. Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44 000 km? ose 57% më shumë se territori shtetëror i vendit. Në territorin hidrografik të saj bien afro 1400 mm shi në vit dhe në lartësite 1000 m mbi nivelin e detit bien rreshje dëbore. Për arsye të shpërndarjes jo uniforme të rreshjeve gjatë vitit edhe prurjet e lumenjve kane ndryshime të mëdha. Rreth 70% e prurjes vjetore te lumenjve tanë derdhet në periudhën ujëshumë dhe 30% derdhet në periudhën ujëpakët.
You need to Log In to comment this post!
(0) Comments