SARANDA - QYTETI I MUNGUAR

ISBN: 978-9928-347-06-0| Published: 2022-07-23 14 - Viewers

"Saranda e munguar" eshtë vazhdim i serisë së "qyteteve të munguara". Pas Tiranës, Saranda eshtë rasti i dytë që trajtojmë në këndvështrimin e marrëdhënieve që qyteti krijon me projektet dhe vizionet e hartuara për të dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e tij. Projektet e analizuara në këtë libër, që mbulojnë harkun kohor midis viteve 1925 dhe 1990, të realizuara apo jo, janë pjesë e rëndësishme e energjisë mendore që ka formësuar apo ndikuar zhvillimin e Sarandës së sotme dhe në këtë aspekt, vlejnë të rinxirren në dritë. Ky proces bähet edhe më i vlefshëm kur distanca kohore nga lidhjet politike dhe strukturat administrative të cilat kanë nxitur, financuar apo propaganduar këto projekte është e konsiderueshme. Ndër të tjera, ky reflektim shërben për të rivlerësuar edhe vetë efikasitetin e instrumenteve të planifikimit, ndikimin e tyre real në zhvillimin e qyteteve, si dhe raportin me spontanitetin dhe "liritë" njerëzore në zhvillimin e vendbanimeve. Në analize të fundit, ky reflektim synon të sjellë përgjigje alternative edhe për shumë pikëpyetje që shtrohen sot në lidhje me praktikat e planifikimit të gyteteve. Sikurse çdo qytet, edhe Saranda eshtë fryt sa i vizioneve dhe imagjinatës së shprehur në mënyrë racionale në plane e projekte, aq edhe i spontanitetit apo i veprimtarive njerëzore, nxitëse apo frenuese ndaj ketyre vizioneve, që në fund mishërohen te qyteti real. Pikerisht kjo diferencë midis qytetit real e të përditshëm dhe atij imagjinar, apo midis gjendjes si jemi dhe si duam të jemi, krijon "aytetin e munguar". Kjo eshtë hapësira e kërkimit te cilën perpiqemi të eksplorojmë e të risjellim në serinë e qyteteve të munguara.

Autoret: Dr. Doc. SOTIR DHAMO, Dr. GJERG) THOMAI, Prof. Dr. BESNIK ALIAJ

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!