Lezha, Zhvillimi Urban 1945 - 1990" është pjesé e serisë së publikimeve te zhvillimit urban të qyteteve në Shqipëri gjatë periudhës 1945 - 1990 dhe vjen në vijim të botimeve "Gramshi, zhvillimi urban 1945 - 1990" "Kavaja, zhvillimi urban 1945 - 1990" dhe "Kukësi, zhvillimi urban 1945 - 1990". Ai përshkruan zhvillimin e planifikuar të qytetit të Lezhës në hapesirën kohore 1945 - 1990, proces ge është i lidhur ngushtë me sistemin politik, shogeror dhe ekonomik të kohës. Edhe ne këtë botim duam te evidentojme se detyra kryesore e institucioneve të planifikimit dhe projektimit urban te asaj kohe ishte hartimi i planeve rregulluese dhe studimeve pjesore urbanistike, të cilat duhet të paraprinin zhvillimin e gendrave ekzistuese urbane e rurale si edhe krijimin e gendrave te reja te banimit dhe atyre ekonomike në perputhje me ne perouthje me politikat kombetare të zhvillimit të terriorit. Planifikimi dhe ndërtimi i qyteteve lidhej ngushtë me: • zhvillimi i forcave prodhuese • sistemi shogëror • shkalla e zhvillimit të kulturës dhe teknikës së ndërtimit • faktorët gjeografik® Keto plane rregulluese u hartuan për: • Rindërtimin e qyteteve ekzistuese, me gellimin kryesor pershtatjen e tyre me kërkesat e reja që shtronte shogëria socialiste. • Ndërtimin e gyteteve të reja, ge erdhën si domosdoshmëri e zhvillimit të industrisë së lehtë dhe të rëndë të asaj kohe siç ishin: industria ushgimore, nxjerrëse, perpunuese, kimike etj. • Rregullimin dhe ndërtimin e fshatrave si pasojë e koncepteve të reja mbi bujgësinë
You need to Log In to comment this post!
(0) Comments