Prezenca Austro-Hungareze ne Shqiperi 1916 - 1935

ISBN: 978-9928-131-83-6| Published: 2019-02-05 1011 - Viewers

Prezenca Ausro-Hungareze ne Shqiperi (arkitekturë, planifikim, infrastrukture 1916-1935). Ky botim vjen ne trajten e nje studimi ne kuadrin e serie publikimesh mbi ndikimin e kulturave te ndryshme projektuese ne Shqiperi, duke evidentuar ndikimin e perandorise Austro-Hungareze ne zhvillimin e vendit ne fillim te shekullit te 20-te. Punimi u realizua ne kuadrin e nje projekti bashkepunimi midis Fakultetit te Arkitektures dhe Urbanistikes (FAU) te Universitetit Politeknik te Tiranes (UPT) dhe Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit (AQTN).

Me ane te ketij kerkimi, hidhet drite mbi influencen e Austro-Hungarise ne periudhen mbas pavaresise se Shqiperise, ne vitet 1916-1935, para ndikimit te forte italian ne shoqerine shqiptare, jo vetem per te evidentuar projektet e realizuara ne ate kohe, por dhe per te prezantuar kontributin e dhene ne periudhen e formimit te identitetit te shtetit shqiptar. Botimi evidenton disa prej projekteve me te shquara te inxhiniereve dhe specialisteve austro-hungarez ne fushen e planifikimit urban, te arkitektures dhe veprave te artit ne infrastrukture, duke u bazuar ne dokumentet e mundesuara nga fondi i AQTN-se dhe nga hulumtimi i botimeve te ndryshme qe trajtojne kete periudhe. Libri eshte strukturuar ne kater kapituj kryesor qe reflektojne ne vija te pergjithshme kontributin e arkitekteve dhe inxhiniereve austriak ne fushen e projektimit bazuar kryesisht ne dokumentacionin qe eshte arkivuar ne AQTN

Autoret: Florian Nepravishta, Gjergj Thomai

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(1) Comments

You need to Log In to comment this post!