ELBASANI - ZHVILLIMI URBAN 1945 – 1990

ISBN: 978-9928-346-13-1| Published: 2022-07-23 16 - Viewers

Elbasani, zhvillimi urban 1945 - 1990” është pjesë e serisë së publikimeve të zhvillimit urban të qyteteve në Shqipëri gjatë periudhës 1945 - 1990 dhe vjen në vijim të botimeve “Lezha, zhvillimi urban 1945 - 1990”, “Gramshi, zhvillimi urban 1945 - 1990”, “Kavaja, zhvillimi urban 1945 - 1990”, “Kukësi, zhvillimi urban 1945 - 1990”. Ai përshkruan zhvillimin e planifikuar të qytetit të Elbasanit në hapësirën kohore 1945 - 1990, proces që është i lidhur ngushtë me sistemin politik, shoqëror dhe ekonomik të kohës. Edhe në këtë botim duam të evidentojmë se detyra kryesore e institucioneve të planifikimit dhe projektimit urban të asaj kohe ishte hartimi i Planeve Rregulluese dhe studimeve pjesore urbanistike, të cilat duhet të paraprinin zhvillimin e qendrave ekzistuese urbane e rurale, si edhe krijimin e qendrave të reja të banimit dhe atyre ekonomike në përputhje me politikat kombëtare të zhvillimit të terriorit. Planifikimi dhe ndërtimi i qyteteve lidhej ngushtë me: • zhvillimi i forcave prodhuese • sistemi shoqëror • shkalla e zhvillimit të kulturës dhe teknikës së ndërtimit • faktorët gjeografikë Këto plane rregulluese u hartuan për: • Rindërtimin e qyteteve ekzistuese, me qëllimin kryesor përshtatjen e tyre me kërkesat e reja që shtronte shoqëria socialiste. • Ndërtimin e qyteteve të reja, që erdhën si domosdoshmëri e zhvillimit të industrisë së lehtë dhe të rëndë të asaj kohe siç ishin: industria ushqimore, nxjerrëse, përpunuese, kimike etj.

Autoret: Dr.Urb. Gjergj THOMAI, Urb. Fatlinda STRUGA, Ark. Iva MËZEZI

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!