LEZHA - ZHVILLIMI URBAN 1945 - 1990

ISBN: 978-9928-131-99-7| Published: 2021-05-06 16 - Viewers

Ne burimet historike te kohes se lashte qyteti mendohet se daton qe ne kohet parahistorike, ne epoken e bronzit dhe te hekurit, dhe permendet me emrat Lis, Lisson, Lissos, Lisus. Nga autoret antike mesohet se per themelimin e qytetit nje rol i madh i atribuhohet Dionisit Plak, nje personalitet i njohur i cili pas nje projekti per kolonizimin ne bregdetin ilir te Adriatikut, dergoi kolone dhe e themeloi qytetin e Lezhes ne vitin 385, para Krishtit. Meqenese Lisi ishte nje pike e forte, prej nga mund te kontrollohej rruga detare e Adriatikut per ne Greqine e Veriut, tirani i Sirakuzes e qarkoi kete qytet te ri me nje mur rrethues aq te forte, sa qe qyteti mund te dallohej per kete, midis te gjithe qyteteve te Greqise se vjeter. Njekohesisht, tirani zbukuroi dhe qytetin, e pajisi ate me tempuj e gjimnaze buze lumit Anapenos dhe u perpoq te ngrinte famen dhe bukurine e tij. Germadhat e mureve te lashta vazhdojne te ekzistojne ende. Lezha deri ne vitin 1387 ishte nen sundimin e Balshajve, por duke patur nje pushtet te dobet nuk munden ta mbajne nen kontroll qytetin dhe ne vitin 1387 kaloi nen sundimin e Dukagjineve. Ne shek. XI-XII ne pjesen e akropolit te qytetit ndertohet keshtjella mesjetare e Lezhes -Elission me gure te vegjel te gdhendur dhe me lla?. Kjo keshtjelle u perforcua per te perballuar dyndjet e shteteve te para sllave qe vinin nga veriu. Ne ndertimin e keshtjelles ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodres (planimetria paraqet forme vezake dhe drejtim lindje-perendim). Etapat e mureve dallohen qarte. Ne keshtjelle ka tri porta, dy te parat jane ndertuar ne vendet ku ishin portat e qytetit antik te Lisit.

Autoret: Dr.Urb. Gjergj THO MAI, Urb. Fatlinda STRUGA, Ark. Iva MEZEZI, Urb. Nerxhana TALLUSHI

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!