Referuar Urdherit të Kryeministrit Nr.153, date 25.11.2019 për “Marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 01.01.2020”, Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit, nga data 06.01.2020 merr aplikimet vetëm online për shërbimet: - Marrje dosje pronësie (para viteve 1960) - Marrje fletë projekti - Marrje Gen-plan (A3/A4)
Aplikimi i sherbimeve vetem Online ne www.e-Albania.al
Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit ne vazhdim te bashkepunimit me Fakultetin e Arkitektures dhe Urbanistikes (FAU) te Universitetit Politeknik te Tiranes (UPT), mbeshtetur ne marreveshjen e UPT me Institutin e Arkitektures ne Venezia, Itali organizoje aktivitetin me teme "Under Pressure".
Eventi "Under Pressure"
Zhvillohet eventi promovues "Te projektosh per te jetuar – projektueset 1945 – 1990".

Ky botim, permbledh veprat e 122 zonjave arkitekte dhe konstruktore ne periudhen para viteve 90-te, pjese e pasurise se Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit.

"Te projektosh per te jetuar – projektuese 1945 – 1990", u realizua nen kujdesin e Ministres Gjermeni dhe punes se ekipit te perkushtuar te Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit.
Eventi promovues i Katalogut "Te projektosh per te jetuar"
Ne ambientet e Korporates Elektroenergjitike Shqiptare, u nenshkrua protokolli i bashkepunimit midis Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit dhe Korporates Elektroenergjitike Shqiptare.

Zbatimi i ketij protokolli ka per qellim permiresimin dhe modernizimin e Arkives Teknike, qe permban dokumentacionin dhe projektet e HEC-eve te kaskades se lumit Drin, te cilat jane dorezuar dhe ruajtur ne Arkivin Qendror Teknik te Ndertimit (AQTN). Nepermjet tij, synohet qe ne harkun kohor te nje viti, ne Arkivin Qendror Teknik te Ndertimit, te skanohen dhe digjitalizohen te gjitha projektet dhe dokumentacioni teknik i HEC te kaskades se lumit Drin.

KESH sh.a, nga ana e tij, angazhohet te mbeshtese kete proces me venien ne dispozicion te pajisjeve perkatese te skanimit, printimit dhe/ose digjitalizimit, si dhe te specialisteve te kualifikuar te tij. Vlera numerike e dokumentacionit teknik arkivor qe do te perpunohet, eshte rreth 613 dosje me 12000 flete. Protokolli u nenshkrua nga
Drejtori i Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit, z. Gjergji Thomai dhe
Drejtori i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare, z. Agron Hetoja.
Nenshkrimi i marveshjes se bashkepunimit me Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare
Ne kuader te bashkepunimit te Ministrise se Zhvillimit Urban (MZHU) dhe Universiteteve, bazuar ne marreveshjet e firmosura nga Ministri i MZHU dhe Rektorateve perkates, u hap ekspozita me teme: "Banesat e Parafabrikuara - Histori me Beton".

Organizatoret e kesaj ekspozite ishin: Gjergj Thomai: Drejtori i Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit (AQTN). Gjergj Islami: Zv.Dekan i Faklutetit te Arkitektures dhe Urbanistikes ne Universitetin Politeknik te Tiranes (UPT).

Ne mbeshtetje te kesaj ekspozite ishin: Faklutetit te Arkitektures dhe Urbanistikes (FAU), Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit (AQTN), Instituti i Monumenteve te Kultures (IMK), Galeria e Arteve.
Ekspozita Histori me Beton
Ministrise se Zhvillimit Urban, me dt. 21. 07. 2014, u nenshkrua nje marreveshje bashkepunimi midis Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit (AQTN) dhe Institutit Per Zhvillim Te Qendrueshem (ISD). Qellimi i kesaj marreveshje eshte hulumtimi shkencor dhe punime didaktike mbi dokumentimin dhe zhvillimin e trashegimise historike te projektimit ne vendin tone, shkembimi I informacionit shkencor dhe materialit dokumentar, bashkepunim ne botime etj. Temat e caktuara nga ISD: Studimi i komplekseve arkitektonike te pazareve ne territotin e Shqiperise. Studimi i evoluimit historik te gjurmes urbane ne qytetet kryesore shqiptare nepermjet dixhitalizimit e gjeoreferencimit te hartave te vjetra e te reja dhe identifikimit te ecurise se njolles urbane ne territorin e tyre.
Ne vazhdim te marreveshjeve te bashkepunimive