- Fondi Arkivor Infrastrukturë
( 1911 – 1990 ). - Fondi Arkivor Urbanistikë
( 1917 – 1990 ). - Fondi Arkivor Arkitekturë – Industriale
( vitet 1945 – 1990 ). - Fondi Arkivor H/Centrale,Porte,Bonifikim dhe Linja.
( 1926 – 1990 ). - Fondi Arkivor Gjeologji – Gjeodezi
( 1950 – 1993 ). - Fondi Arkivor i Vendimeve të KRRTRSH ( mbas 2000 ).
- Fondi Arkivor Foto – Arkivi.
( 1943 e vazhdim )
Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është krijuar si kërkesë e kohës më 26.07.1993 mbi bazën e bërthamës të arkivave të varësisë së ish Ministrisë së Ndërtimit aktualisht Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit me qëllim: grumbullimin, ruajtja dhe përpunimi i dokumentave teknike të institucioneve projektuese në vitet 1911 – 1990 .
AQTN, është Institucion Shtetëror që mbledh, përpunon, administron, ruan dhe shërben pasurinë arkivore, e cila mbrohet dhe sigurohet nga shteti. Kjo pasuri është dokumentacion teknik me vlera shkencore, teorike e praktike, në fushën e ndërtimit, me interes historik kombëtar dhe është pjesë e Fondit Arkivor Kombëtar Shqiptar (F A K SH ).
AQTN-ja është institucion me rëndësi kombëtare, me vlera të veçanta kulturore e shkencore ,sepse në të janë të arkivuara të gjitha dokumentacionet që kanë të bëjnë me ndërtimet e bëra në të gjithë territorin e vendit tonë, për një periudhë që përfshin fillimet e shek. 20-të deri në 1990 ( administron dhe dokumentacione të KRRTSH për vitet 2000 – 2006) .
Zhvillimi intensiv i infrastrukturës së Shqipërisë, shton një detyrë immediate dhe konkrete në menaxhimin e saktë dhe të shpejtë të dokumentacionit teknik ekzistues të objekteve dhe veprave të infrastrukturës, arkitekturës, urbanistikës, gjeologjisë dhe gjeodezisë
Në kushtet e sotme , ku kërkesat për qarkullimin e informacionit dhe përpunimin e tij janë mjaft të larta , institucioni ynë , ka hedhur hapat e para të dixhitalizimit të këtyre projekteve duke dhënë sot një produkt dixhital të dokumentit arkivor, duke bërë mundësinë e ruajrjes së kësaj pasurie kombëtare dhe lehtësine e informacionit nga AQTN për çdo studius shqiptar ose i huaj.
Pasurimi, evidentimi, klasifikimi, përpunimi tekniko – shkencor, ekspertiza, ruajtja dhe shfrytëzimi i dokumentave të AQTN-së bëhet në bazë të Normave Tekniko–Profesionale dhe Metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (D P A), të saksionuara në Ligjin 9154, datë 06.11.2003, Neni 15.
Dokumentat që ruhen në AQTN, në bazë të Nenit 8, të Ligjit për FAKSH, është detyrim ligjor i arkivës për ti vënë në dispozicion dhe për t’iu shërbyer institucioneve dhe individëve.
Punonjësit e rrjetit arkivor kombëtar, në zbatim të Nenit 58 të Ligjit “Për Arkivat”, shërbejnë dokumentet besnikërisht me origjinalin, pa komente ose interpretime.
Çfarë përmban ?
Në AQTN-ë mirëmbahet, përpunohet dhe administrohet një fond arkivor prej 500 000 fletë dokumente të mbledhura në mëse 40 000 dosje me projekte si :
Plane rregullues ( 1917 – 1990 ),
Projekte infrastrukture ( 1911 – 2002 ),
Banesa e ndërtimeshoqërore dhe industriale ( 1929 – 1990 ),
Relieve gjeodezike ( 1956 – 1993 ),
H/centrale, linja ( 1926 – 1990 ),
Foto ( 1943 e vazhdim )
Vendime të K.RR.T.R.SH ( mbas 2000 ) etj.
Projekti më i vjetër që disponojmë në fondin tonë është projekti i “Rikonstruksionit të Urës së Bunës mbi lumin Bunë ” të hartuar nga projektues austriakë në vitin 1911.
Struktura bazë e administrimit të dokumenteve arkivor për çdo fond ( me përjashtim të disa specifikime të veçanta ) është :
1. Ndarja tematike ( ujësjellës, rrugë, gjeologji, arkitektur social – kulturore, porte, bonifikim, foto, urbanistike, foto aktivitetesh, etj ,.).
2. Ndarja territoriale ( prefekture, rreth, qytet, etj,. ).
3. Ndarja kronologjike ( vit, muaj, datë, etj,.).