Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është krijuar si kërkesë e kohës më 26.07.1993 mbi bazën e bërthamës të arkivave të varësisë së ish Ministrisë së Ndërtimit aktualisht Ministria e Zhvillimit Urban, me qëllim: grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e dokumentave teknike të institucioneve projektuese në vitet 1911 – 1990 .

AQTN, është Institucion Shtetëror që mbledh, përpunon, administron, ruan dhe shërben pasurinë arkivore, e cila mbrohet dhe sigurohet nga shteti. Kjo pasuri është dokumentacion teknik me vlera shkencore, teorike e praktike, në fushën e ndërtimit, me interes historik kombëtar dhe është pjesë e Fondit Arkivor Kombëtar Shqiptar (F A K SH ).

AQTN-ja është institucion me rëndësi kombëtare, me vlera të veçanta kulturore e shkencore ,sepse në të janë të arkivuara të gjitha dokumentacionet që kanë të bëjnë me ndërtimet e bëra në të gjithë territorin e vendit tonë, për një periudhë që përfshin fillimet e shek. 20-të deri në 1990 ( administron dhe dokumentacione të KRRTSH për vitet 2000 – 2006) .

Zhvillimi intensiv i infrastrukturës së Shqipërisë, shton një detyrë immediate dhe konkrete në menaxhimin e saktë dhe të shpejtë të dokumentacionit teknik ekzistues të objekteve dhe veprave të infrastrukturës, arkitekturës, urbanistikës, gjeologjisë dhe gjeodezisë

Në kushtet e sotme, ku kërkesat për qarkullimin e informacionit dhe përpunimin e tij janë mjaft të larta, institucioni ynë, ka hedhur hapat e para të dixhitalizimit të këtyre projekteve duke dhënë sot një produkt dixhital të dokumentit arkivor, duke bërë mundësinë e ruajrjes së kësaj pasurie kombëtare dhe lehtësine e informacionit nga AQTN për çdo studiues shqiptar ose i huaj.

Pasurimi, evidentimi, klasifikimi, përpunimi tekniko – shkencor, ekspertiza, ruajtja dhe shfrytëzimi i dokumentave të AQTN-së bëhet në bazë të Normave Tekniko–Profesionale dhe Metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (D P A), të sanksionuara në Ligjin 9154, datë 06.11.2003, Neni 15.

Dokumentat që ruhen në AQTN, në bazë të Nenit 8, të Ligjit për FAKSH, është detyrim ligjor i arkivës për t'i vënë në dispozicion dhe për t’iu shërbyer institucioneve dhe individëve.

Punonjësit e rrjetit arkivor kombëtar, në zbatim të Nenit 58 të Ligjit “Për Arkivat”, shërbejnë dokumentet besnikërisht me origjinalin, pa komente ose interpretime.

Last updated 27/01/2017

Rikonstruksioni i godinës së Arkivit Qëndror Teknik Të Ndërtimit

Godina e AQTN –së është një godinë 45 vjeçare, e ndërtuar rreth vitit 1970. Në vitin 1995 i është bërë një rikonstruksion i pjesshëm, ndërtim i cili është realizuar nga Ministria e Ndërtimit. Kohët e fundit, nga një vlerësim fizik i bërë po nga specialistë të Ministrisë së Ndërtimit, u vërejtën probleme serioze konstruktive, si: çedimi i themeleve dhe si pasojë çarje në mure dhe në nënshtresat e shtresat e dyshemesë, probleme lagështie që vijnë nga ujërat nëntokësore, humbje termike të godinës, si dhe probleme të tjera. Për këtë arsye u pa e domosdoshme rikonstruksioni i godinës, rezultati i të cilës pasqyrohet dhe mund të shikohet në fotot e mëposhtme :



  • Fasada Para Rikonstruksionit
  • Fasada (pas rikonstruksionit)
  • Fasada 2 (pas rikonstruksionit)
  • Fasada natën (pas rikonstruksionit)
  • Holli (para rikonstruksionit)
  • Holli (pas rikonstruksionit)
  • Holli 2 (para rikonstruksionit)
  • Holli 2 (pas rikonstruksionit)
  • Holli 3 (para rikonstruksionit)
  • Holli 3 (pas rikonstruksionit)
  • Salla e Pritjes (para rikonstruksionit)
  • Salla e Pritjes & Biblioteka (pas rikonstruksionit)
  • Salla e mbledhjeve dhe dixhitalizimit (para rikonstruksionit)
  • Salla e mbledhjeve  (pas rikonstruksionit)
  • Salla e mbledhjeve 2 (pas rikonstruksionit)
  • Salla e dixhitalizimit (pas rikonstruksionit)
  • Salla e ngrenjes (para rikonstruksionit)
  • Salla e ngrenjes 2 (para rikonstruksionit)
  • Salla e ngrenjes (pas rikonstruksionit)
  • Salla e ngrenjes2  (pas rikonstruksionit)
  • Korridoret (para rikonstruksionit)
  • Korridoret (pas rikonstruksionit)
  • Korridoret pamja 2 (para rikonstruksionit)
  • Korridoret pamja 2 (pas rikonstruksionit)
  • Korridoret pamja 3 (para rikonstruksionit)
  • Korridoret pamja 3 (pas rikonstruksionit)
  • Ambjenti përreth godinës  (para rikonstruksionit)
  • Ambjenti përreth godinës  (pas rikonstruksionit)
Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.