Vlerat kombëtare, kulturore e historike në fushën e ndërtimit

Flete Palosje Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit organizuan me datë 07/12/2013 një aktivitet me temë "Vlerat kombëtare, kulturore e historike në fushën e ndërtimit, që posedon Arkivi". Qëllimi kryesor i aktivitetit të zhvilluar në ambjentet e Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit dhe më pas në Hotel "Diplomat" ishte rikthimi i vëmendjes te ky institucion i rëndësishëm përsa i përket ruajtjes dhe dokumentimit të materialeve të ndryshme në fushën e ndërtimit, si edhe shpalosja e planit të punës për sistemimin e dokumentave, mirëmbajtjen e tyre dhe dixhitalizimin e arkivit.

  • Fletpalosja
  • EkspozitePamje nga ekspozita e projekteve në AQTN
  • z. Gjon Radovanizv.Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Urban Dhe Turizmit
  • zv.Ministri  z.Gjon Radovani  dhe  Drejtori i AQTN urb.Gjergj Thomai
  • urb. Gjergj Thomai Drejtori i A.Q.T.N
  • Me gazetarët...
  • Artan Lame Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t
  • Eduart   ShalsiDeputet
  • Në ambientet  e  AQTN
  • zv.Ministri  z.Gjon Radovani  dhe  Drejtori i AQTN urb.Gjergj Thomai
  • ark.Suzana KokonaIsh Arkiviste në AQTN
  • ing.Fitim BallaShoqata Hidroenergjitike
  • ing.Luigj AleksiShoqata e Ndërtuesve
  • ark. Maks MitrojorgjiKryetar i shoqatës së Arkitektëve
  • ing.Gëzim HaskoDekan i Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit
  • urb.Sotir DhamoUniversiteti "Polis"
  • ark.Florian NepravishtaShef i Dep.Arkitekturës në Fakultetin Arkitekture-Urbanistike
  • Urb. Armand Vokshi, urb. Sotir Dhamo dhe ark.Florian Nepravishta
  • Ing G.Hasko, Ing.Elfrida Alliu, Ing.Arian Lako dhe ark.Hasan Jaho
  • Në ambientet  e  AQTN.
  • Në ambientet  e  AQTN..
  • urb. Dritan Çano, ark.Gjergj Islami, ark.Maks Mitrojorgji, Ing Niko Pojani
  • Fletë  projekti  të  dëmtuara
  • Personeli AQTN

Ky aktivitet nxjerrë në pah objektivat kryesore që dalin për A.Q.T.N:

Ristartimi i punës së AQTN-s për të kryer një proçes lidhur me objektivat e saj si dhe gjithë përfshirjen e aktorëve të interesuar në studime të ndryshme historike dhe akademike. Dixhitalizimi përfundimtar sa më i shpejtë i të gjithë dokumentacionit të mësipërm dhe sistemimi i këtij fondi. Vendosja e bashkepunimit të të gjithë aktorëve të interesuar në baza institucionale me marreveshje bashkëpunimi përkatëse. Vazhdimi i punës për arkivimin e të gjithë dokumentacioneve në fushën e urbanistikës, arkitekturës dhe ndërtimit në përgjithësi, për të bërë të mundur që ky informacion të mos humbasë, por të shërbejë për të ardhmen.

Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.