Digat Kryesore ne Shqiperi

ISBN: 978-9928-346-13-1| Published: 2022-08-06 27 - Viewers

Shqipëria është një vend shumë i pasur me ujë i cili për vet rëndësinë jetike që ka, kërkon një shfrytëzim, monitorim dhe kujdes të vecçantë për administrimin dhe përdorimin me sukses dhe pa pasoja të këtyre burimeve ujore sipërfaqesore. Vendi ynë është i ndare në 7 basene lumore ku rrjedhin ujrat e 39 lumenjve kryesore. Ata shkarkojne mesatarisht afro 1250 m3/s (40 miliard m3 uje ne vit} ne Detin Adriatik dhe detin Jon. Shqiperia me siperfaqen e pergjithshme prej 28 7 48 km2 eshte nje vend malor ku 70% perbehet nga malet dhe kodrat. Territori hidrografik i Shqiperise ka nje siperfaqe prej 44 000 km2 ose 57% me shume se territori shteteror i vendit. Ne territorin hidrografik te saj bien afro 1400 mm shi ne vit dhe ne lartesite 1000 m mbi nivelin e detit bien rreshje debore. Per arsye te shperndarjes jo uniforme te rreshjeve gjate vitit edhe prurjet e lumenjve kane ndryshime te medha. Rreth 70% e prurjes vjetore te lumenjve tone derdhet ne periudhen ujeshume dhe 30% derdhet ne periudhen ujepaket. 5% e prurjeve mesatare te ujit te ketyre lumenjve perdoren per prodhim energjie ujore dhe afro 1 miliard m3 uje perdoren per ujitje te afro 360 ooo ha toke bujqesore. Nje rol shume te rendesishem ne administrimin e ketyre ujrave luajne digat e ndertuara ne disa lumenj te vendit, te cilat perdoren per prodhimin e energjise ujore, furnizimit me uje te pijshem, ujitjet e tokave, mbrojtjen nga permbytjet, rritjen e peshkut, transportin ujor dhe zhvillimin urban. Deri me sot ne Shqiperi jane ndertuar ne total afro 652 diga te medha dhe te vogla. Sipos Rregjistrit Kombetar te Digave te Medha te hartuar dhe aprovuar nga Komiteti Kombetar i Digave te Medha (KKDM}, ne vendin tone aktualisht jane 351 dfga te medha te percaktuara sipas Ligjit Nr.8681, date 02.11.2000 "Per projektimin, Ndertimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e digave dhe Dambave".

Autoret: Arjan Jovani, Gjergj Thomai, Luljeta Fortuzi, Fatjon Shaha

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!