Under Pressure

ISBN: 978-9928-131-79-9| Published: 2018-12-12 519 - Viewers

Kjo është një përpjekje për të portretizuar realitetin e Shqipërise komuniste, duke perdorur arkitekturen si mjet deshifrues. Lexuesi eshte i ftuar to ndjeke nje rrefim, i cili nuk shfaqet as kronologjik dhe as i ndertuar mbi fakte te renditura. Te zhvilluarit e nje linje-narrative, ne thelb, do to ofronte nje perspektive personale te autoreve. Materiali i paraqitur ka per qellim te neutralizoje forma te mundshme te interpretimit paraprak, duke e nxitur lexuesin ne rrugetimin e tij personal, ne eksplorimin dhe perceptimin e nje konteksti te panjohur. Ne kete projekt, tema e pergjithshme mbetet ilustrimi i formave te shumta te dialogut te vendosur mes arkitektures dhe pushtetit, duke evidentuar nje dikotomi, e cila pasqyrohet ne procesin krijues to arkitektit. Duke kaluar ne nje nivel me kontekstual lind pyetja: Si u ndikua arkitektura ne Shqiperi nga trysnia e kohes, e cila me se shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Pergjigjja vjen permes nje kolazhi episodesh qe nxjerrin ne drite pjeseza realitetesh te deformuara, te perthyera apo te mbivendosura. Tetë etyde ilustrojne mozaikun: ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombetare dhe Arkitektura si mjet komunikimi. Permes ketyre etydeve tematike behet e lexueshme se si në mjaft raste arkitektura shnderrohet ne nje mjet qe ndermjeteson komunikimin mes pushtetit dhe qytetarit. Entitetet arkitektonike apo urbane kthehen ne skena mbi te cilat propaganda materializohet ne forme apo hapesire dhe ku ideologjia modelon vazhdimisht botekuptimin artistik. Ky botim u mundesue me mbeshtetjen e Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit. Puna kerkimore e paragitur eshte zhvilluar ne Universitetin Politeknik to Tiranes ne bashkepunirn me Arkivin Qendror Teknik to Ndertimit dhe Universitetin luau to Venecias.

Autoret: Gjergj Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai, Enrico Fontanari

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!