Njoftime të Reja Latest 2017

Eventi promovues i Katalogut “Të projektosh për të jetuar"

Eventi Promovues i Katalogut Më datë 25 maj 2017 ora 11:00 në tarracën e Xheko Imperial (ish Carlsberg), zhvillohet eventi promovues “Të projektosh për të jetuar – projektueset 1945 - 1990”.

Ky botim, përmbledh veprat e 122 zonjave arkitekte dhe konstruktore në periudhën para viteve ’90-të, pjesë e pasurisë së Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit.

“Të projektosh për të jetuar – projektuese 1945 – 1990”, u realizua nën kujdesin e Ministres Gjermeni dhe punës së ekipit të përkushtuar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit.

Last updated 22/05/2017

Nuk ka njoftime të reja!


Njoftime të vjetra Older 2016

Nënshkrimi i marveshjes së bashkëpunimit me Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare

Marveshja me KESH Ne datën 07/09/2015, në ambientet e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit midis Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Zbatimi i këtij protokolli ka për qëllim përmirësimin dhe modernizimin e Arkivës Teknike, që përmban dokumentacionin dhe projektet e HEC-eve të kaskadës së lumit Drin, të cilat janë dorëzuar dhe ruajtur në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN). Nëpërmjet tij, synohet që në harkun kohor të një viti, në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, të skanohen dhe dixhitalizohen të gjitha projektet dhe dokumentacioni teknik i HEC-eve të kaskadës së lumit Drin.

KESH sh.a, nga ana e tij, angazhohet të mbështesë këtë proçes me vënien në dispozicion të pajisjeve përkatëse të skanimit, printimit dhe/ose dixhitalizimit, si dhe të specialistëve të kualifikuar të tij. Vlera numerike e dokumentacionit teknik arkivor që do të përpunohet, është rreth 613 dosje me 12000 fletë. Protokolli u nënshkrua nga Drejtori i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, z. Gjergji Thomai dhe Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, z. Agron Hetoja.

Last updated 07/09/2015

Ekspozita Histori me Beton

Marveshja me KESH Në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU) dhe Universiteteve, bazuar në marrëveshjet e firmosura nga Ministri i MZHU dhe Rektorateve përkatës, ditën e Mërkurë në datën 22 Prill 2015 ora 18:00 në Galerinë e Arteve, salla "Motra Tone" u hap ekspozita me temë: "Banesat e Parafabrikuara - Histori me Beton". Kjo ekspozitë qëndrojë e hapur deri me datë 26.04.2015

Organizatorët e kësaj ekspozite ishin:
  • Gjergj Thomai: Drejtori i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN) .
  • Gjergj Islami: Zv.Dekan i Faklutetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT).

Në mbështetje të kësaj ekspozite ishin: Faklutetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU), Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN), Instituti i Monumenteve të Kultures (IMK), Galeria e Arteve.

Last updated 22/04/2015

Në vazhdim të marrëveshjeve të bashkëpunimive

Ministrisë së Zhvillimit Urban, më dt. 21. 07. 2014, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit (AQTN) dhe Institutit Për Zhvillim Të Qëndrueshëm (ISD). Qëllimi i kësaj marrëveshje është hulumtimi shkencor dhe punime didaktike mbi dokumentimin dhe zhvillimin e trashëgimisë historike të projektimit në vendin tonë, shkëmbimi I informacionit shkencor dhe materialit dokumentar, bashkëpunim në botime etj. Temat e caktuara nga ISD:

  • Studimi i komplekseve arkitektonike të pazareve në territotin e Shqipërisë.
  • Studimi i evoluimit historik të gjurmës urbane në qytetet kryesore shqiptare nëpërmjet dixhitalizimit e gjeoreferencimit të hartave të vjetra e të reja dhe identifikimit të ecurisë së njollës urbane në territorin e tyre.

Last updated 21/07/2014

Nënshkrimi i marrveshjeve midis MZHU dhe Universiteteve

Në muajin mars 2014, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Zhvillimit Urban me disa universitete, si: Universiteti Politeknik i Tiranës; “Albanian University”; Universiteti “Polis”; “Epoka University” dhe Universiteti “Marin Barleti”. Marrëveshja u nënshkrua edhe me disa shoqata, si: “Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë”; “Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë” si dhe shoqata “Shoqëria e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë”.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është bashkëpunimi për hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, administrimit të tokës, turizmit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe të kushteve teknike në projektim e zbatim. Në vijim të marrëveshjeve të mësipërme, me synim që bashkëpunimi të jetë më i frytshëm dhe me karakter institucional, A.Q.T.N. si institucion i varësisë së MZHUT, nënshkroi marrëveshjen e saj me Universitetin “Marin Barleti”, Universitetin “Polis” , Universitetin "Albanian University", si dhe me “Shoqatën e Gjeodetëve të Shqipërisë”. Qëllimi i kësaj marrëveshje është hulumtimi shkencor dhe punime didaktike mbi dokumentimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Temat e caktuara të këtij bashkëpunimi me Universitetin “Marin Barleti” janë :

  • “Arkeologjia Industriale dhe Trashëgimia Ndërtimore”
  • “Rinovimi, Ripërdorimi dhe Adaptimi, për realizimin e Qendrave Ndërkulturore të Kreativitetit, Inovacionit dhe Prodhimit”.

Temat e caktuara nga Albanian University janë:

  • “Archiettura e tradizione in terra di Albania ( Arkitektura dhe tradita në Shqipëri)”
  • “Duke ndërtuar 'Realizimin Socialist'. Arkitektura në Shqipëri nga 1945 - 1990 ”.

Temat e caktuara të këtij bashkëpunimi me Universitetin “Polis” janë:

  • ”Arkitekturë, strehim, dizajn, vepra inxhinierike”
  • ”Urbanistikë, planifikim urban, peisazh”

Temat e caktuara të bashkëpunimit me “Shoqatën e Gjeodetëve të Shqipërisë” janë:

  • ”Projektet inxhinjerike ku përfshihen punimet topo-gjeodezike”
  • ”Monitorime në fondin gjeologji-gjeodezi”

Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua midis Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit dhe Z. Eldar Kazo për "Studim Doktorature në Fakultetin e Ekonomisë" me temë: "Reforma rregullatore dhe performanca e shoqërive ujësjellës-kanalizim"

Last updated 5/03/2014

Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.