Shared
Virtual
Dedicated
Dedicated
Dedicated
Dedicated
Dedicated
Dedicated
Dedicated
Dedicated

Moto e Arkivit

“Pa arkiva s'ka histori, pa Histori s'ka Komb.”

DENONCO

Denonconi çdo rast të përfshirjes ose nxitjes apo kerkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetrore në veprimtari politike, në menunë Kontakt!

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit, Tiranë

index

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është themeluar me VKM NR.377 datë 26.07.1993 bazuar ne ligjin e Kuvendit Popullor Nr.7726, datë 29.06.1993 " Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat".

AQTN grumbulloi projekte teknike të ndërtimit të ish instituteve ( ISP Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4, N.GJ.GJ, ISPUK, ISPUN, ISPU ), për fondin që kishte Ministria e Ndërtimit, materiale të Bashkisë së Tiranës dhe Vendimet e KRRTSH.

AQTN ka një pasuri dokumentare prej 45 000 dosje. Dokumenti i parë i arkivit është i vitit 1911 " Rikonstruksioni i Urës së Bunës" mbi lumin Bunë, Shkodër. AQTN ruan dokumentat prej kësaj kohe deri ne vitin 1990 ( përjashtuar VKRRTSH).

Detyrat e Arkivit


Detyra kryesore e arkivit është që të ruajë, mirëmbaj dhe të administrojë dokumentacionin teknik te fushës së ndërtimit. Të plotësojë kërkesat e enteve private dhe shtetërore për dokumentacionin teknik që disponon.

Aktivitete te Ndryshme të veprimtarisë së arkivit


Realizimi i 19 takimeve të ciklit " Nderim figurave të shquara të inxhinierisë së ndërtimit " (në fushën e projektimit), në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me Shoqatën e Arkitektëve dhe Shoqatën e veprave Hidroenergjetike. Në këto aktivitete një vend të veçantë zenë emrat e figurat e mjaft ixhinierëve të të gjitha fushave të ndërtimit, që me mendjen dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e ndërtimit në vendin tonë, veprat e të cilëve meritojnë respekt dhe mirënjohje. Botimi i 7 Buletineve, ku jepet një informacion i gjerë për fushën e urbanistikës, arkitekturës dhe infrastrukturës. Bashkëpunim me Institutin e Kulturës Italiane për ekspozitat e përbashkëta me dokumentacionin e projekteve italiane të viteve 1928 - 1943.

Marrëdhëniet me rrethet


Arkivi nuk ka në varësi administrative arkivat e rretheve , por i ndihmon ato në drejtim të ruajtjes së materialeve me kriteret teknike e shkencore I kontrollon mbi këtë veprimtari . Organizon me rrethet veprimtari të ndryshme që kanë lidhje me arkivat.
Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.