Fondi Arkivor Infrastrukturë

Ky fond ka në administrim dhe mirëmban 4860 dosje me 35 000 fletë të dokumentacionit (grafik dhe shkresor) të projekteve të  infrastrukturës ku të specifikuara janë:

  • Dokumentacion të projekteve ujësjellsa para dhe pas çlirimit.
  • Dokumentacion të projekteve kanalizime para dhe pas çlirimit.
  • Dokumentacion të projekteve tip për rrjetin ujësjellës – kanalizim.
  • Dokumentacion të projekteve të urave para dhe pas çlirimit.
  • Dokumentacion të projekteve të rrugëve para dhe pas çlirimit.
  • Dokumentacion të projekteve të H/udhave.
  • Dokumentacion të projekteve të degëzimeve h/udhore.
  • Dokumentacion të projekteve tip për ura dhe rrugë.

Dokumentacioni më i vjetër është  “ Rikonstruksioni i Urës së Bunës ”  mbi lumin Bunë , viti 1911 projekt austriak.
Dokumentacioni më i vjetër për rrugët është “ Rruga Durrës – Tiranë ”  , viti 1922 projekt italian.
Dokumentacioni më i vjetër për ujësjellësin është  “ Ujësjellësi i Gjirokastrës ” , viti 1929 projekt shqiptar.
Dokumentacioni më i vjetër për hekurudhën është  “ Segmenti hekurudhor Durrës – Tiranë ”, viti 1928 projekt italian.

Last updated 30/01/2017

Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.