Get the Flash Player to see this rotator.
Fondet
- Fondi Arkivor Infrastrukturë
( 1911 – 1990 ). - Fondi Arkivor Urbanistikë
( 1917 – 1990 ). - Fondi Arkivor Arkitekturë – Industriale
( vitet 1945 – 1990 ). - Fondi Arkivor H/Centrale,Porte,Bonifikim dhe Linja.
( 1926 – 1990 ). - Fondi Arkivor Gjeologji – Gjeodezi
( 1950 – 1993 ). - Fondi Arkivor i Vendimeve të KRRTRSH ( mbas 2000 ).
- Fondi Arkivor Foto – Arkivi.
( 1943 e vazhdim )
1. Fondi Arkivor Infrastrukturë.
Ky fond ka në administrim dhe mirëmban afërsisht 35 000 fletë të dokumentacionit ( grafik dhe shkresor ) të projekteve të infrastrukturës ku të specifikuara janë :
Dokumentacioni më i vjetër është “ Rikonstruksioni i Urës së Bunës ” mbi lumin Bunë , viti 1911 projekt austriak.
Dokumentacioni më i vjetër për rrugët është “ Rruga Durrës – Tiranë ” , viti 1922 projekt aitalian.
Dokumentacioni më i vjetër për ujësjellësin është “ Ujësjellësi i Gjirokastrës ” , viti 1929 projekt shqiptar.
Dokumentacioni më i vjetër për hekurudhën është “ Segmenti hekurudhor Durrës – Tiranë ”, viti 1928 projekt italian.
- Dokumentacion të projekteve ujësjellsa para dhe pas çlirimit .
- Dokumentacion të projekteve kanalizime para dhe pas çlirimit .
- Dokumentacion të projekteve tip për rrjetin ujësjellës – kanalizim .
- Dokumentacion të projekteve të urave para dhe pas çlirimit .
- Dokumentacion të projekteve të rrugëve para dhe pas çlirimit .
- Dokumentacion të projekteve të H/udhave .
- Dokumentacion të projekteve të degëzimeve h/udhore .
- Dokumentacion të projekteve tip për ura dhe rrugë .