Takim pune me specialistët e fushës së ndërtimit nga Kosova

Me datë 18.06.2015, pranë Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit, u zhvillua takimi i përbashkët pune nga drejtuesit e AQTN-së, me përfaqesues të Ministrise së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosoves, në kuadrin e bashkpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e arkivimit të dokumentacionit teknik. Gjatë këtij takimi, drejtori i AQTN-se, Z.Gjergj Thomai, prezantoi rolin e institucionit tonë në fushën e ndërtimit dhe studimit të dokumentacionit teknik të arkivuar që nga viti 1911 deri në ditët e sotme (2015).

Gjatë fjalës së tij, kolegët kosovarë u njohen me aktivitetin e AQTN-së, në ruajtjen, mirëmbajtjen, administrimin dhe shërbimin e dokumentacionit teknik. U prezantua veshtiresitë e para që në themelimin e arkivit deri në ditët e sotme, ku ne si institucion po mundohemi të arrijmë standartet dhe teknikat bashkohore të ruajtjes së dokumentacionit, si ç'është Dixhitalizimi i dokumentacionit teknik. Për ne kjo është një sfid për të ruajtur dokumentin nga faktori kohë dhe ai atmosferik. Me interes për përfaqësuesit e Kosovës ishte Ligji i Planifikimit të Territorit, ku dihen problemet dhe vështirësitë e dorezimit të objekteve të reja të projektuara pranë AQTN-së.

Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.